Sa shqiptarë janë në të vërtetë në Zvicër!? PDF Print E-mail
Friday, 03 September 2010 05:08
Sa shqiptarë janë në të vërtetë në Zvicër!? 200 mijë apo 140 mijë! Me ketë rregullim dokumentesh do të ndihmohen jo vetëm autoritet zvicerane por edhe do të dihet e vërteta se sa shqiptarë nga Kosova sot jetojnë dhe punojnë në Zvicër, në fakt për të mbrojtur deklaratat e shpeshta të autoriteteve helvetike se „në Zvicër shqiptarët numerikisht konsiderohen si komuniteti më i madh dhe më i rëndësishëm...“
 
Shkolla Shqipe në Kantonin VAUD të Zvicrës PDF Print E-mail
Sunday, 22 August 2010 08:17

Shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe, në Kantonin VAUD, ku në këtë pjesë të Zvicrës flitet gjuha frënge, kanë funksionuar edhe para pavarësimit të kësaj shkolle prej asaj jugosllave. Ajo deri në fund të vitit shkollor 1989/1990 veproi në kuadër të shkollës së ashtuquajtur jugosllave. Prej vitit 1990 e tutje, ishte koha kur Kosovën, pa i llogaritur viset tjera shqiptare në ish Jugosllavi, e braktisën 45 mijë e 530 nxënës dhe më se 1.150 arsimtarë.

 
Greqi, miting i ultranacionalistëve kundër shqiptarëve PDF Print E-mail
Sunday, 08 August 2010 09:49

Megjithëse kanë kaluar dhjetë ditë nga konfrontimi i përgjakshëm i emigrantëve shqiptarë me disa adoleshentë grekë, që pati si rezultat plagosjen e katër personave, në komunën Dhiavato të Verias, gjendja vazhdon të ngelet tepër e tensionuar.

 
Skenderbeut i ngrihet monument në New York PDF Print E-mail
Thursday, 05 August 2010 18:00

New York, 5 gusht – Shqiptarë me qëndrim në SHBA kanë ndërmarrë një nismë për t’i ngritur në New York një monument kryetrimit kombëtar, Gjergj Kastirotit Skenderbeut. Kjo nismë është ndërmarrë nga Instituti  Shqiptaro-Amerikan “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, bën të ditur INA.