Intervista
Majko: Për Tivar janë përgjegjës komunistët PDF Print E-mail
Monday, 19 July 2010 07:25

Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko komenton përmbajtjen e dokumentit të bisedës sekrete të ish-diktatorit, Enver Hoxha, me të dërguarin shqiptar në Jugosllavi, Lik Seita. Sipas Majkos, ky dokument përbën një pikë shumë të rëndësishme në atë që mund të quhet “diplomaci e fshehtë e regjimit komunist”.

Duke e lidhur atë me masakrën e Tivarit, një çështje kjo e rihapur së fundmi nga shumica parlamentare në Shqipëri, Majko shprehet se kjo çështje s’duhet të gjykohet fare nga politika.

 
Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj, kryetar i Shoqatës “Shqiptare Amerikane Ana e Malit” në Nju Jork PDF Print E-mail

Naser Çobaj sot mërgimtar në Nju Jork është i njohur nga të gjithë bashkëkombasit si ativist e atdhetar i cili me punën e vet që nga viti 1990 e këtej e kaloi jetën duke ndihmuar çështjen kombëtare, vendlindjen e tij ku ka lënë prindërit e të afërmit, por që kurrë nuk ka hezituar të ndihmojë edhe Kosovën. Kudo që gjindet punon e vepron për të ruajtur me fanatizëm trungun familjar, doket, zakonet, gjuhën dhe kulturën kombëtare.

Ka disa ditë që ndodhet me pushime në vendlindjen e tij, Krythë të Anës së Malit, nga ku patëm një takim të ngrohtë, dhe kjo ishte një arsye më tepër për të zhvilluar një bisedë me te lidhur me aktivitetin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe qëdrimin që mban Shoqata rreth aktivitetit politik të banorëve anamalas.

 
Bekim Fehmiu: Ku ka shkelur këmba ime ka qënë Shqipëri PDF Print E-mail

TIRANE-Intervista e vitit 2001, kur aktori i famshëm kishte shkelur në Shqipëri pas 31 vitesh, së bashku me bashkëshorten Branka, si i ftuar në spektaklin e Vera Grabockës "Dua më shumë Shqipërinë"...


Pas 31 vjetësh është kthyer në Shqipëri aktori i madh shqiptar Bekim Fehmiu, shumë i njohur në skenën dhe ekranet ndërkombëtare, partner i aktoreve të shquara si Ava Gardner, Klaudia Kardinale apo Irene Papas. I ftuar nga zonja Vera Grabocka për të nderuar spektaklin "Dua më shumë Shqipërinë", ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij zonja Branka Petriç - Fehmiu edhe ajo aktore, që shkelte për herën e parë tokën, aq shumë të dëshiruar të burrit dhe djemve të saj.