|
Letër e hapur , Kryetarëve të pesë subjekteve politike shqiptare në Komunën e Ulqinit |
|
|
|
|
Saturday, 04 September 2010 17:09 |
|

Z. Ali Rexha (PPD), Z.Ali Doda (BDSH) , Z. Amir Hollaj ( LQ “Perspektiva”), Z.. Mehmet Bardhi (LDMZ) dhe Z. Nazif Cungu (FD):
Të nderuar zotërinj Kryetar,
Fillimisht, n'a vjen keq që zgjedhjet e muajit Maj të këtij viti nuk u kurorëzuan më një koalicion të partive shqiptare për formimin e pushtetit lokal, por megjithate, me caktimin e zgjedhjeve te reja lokale në Komunën e Ulqinit,me 17 tetor 2010, paraqitet mundësi e re e formimit të një koalicioni parazgjedhor të partive politike shqiptare të opozitës, në këtë Komunë.
|
|
|
Gjukanoviç drejt dorëheqjes |
|
|
|
|
Thursday, 02 September 2010 15:26 |
|
K ryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç do të largohet përfundimisht nga funksioni i kryeministrit në mes të tetorit për shkak të marrjes së detyrës së re në NATO, ndërsa në vendin e liderit të partisë mundet të mbetet deri në kongresin e ardhshëm për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit të ri drejtues, shkruante sot gazeta e Podgoricës "Dan".
|
|
Shkreli nuk përjashton mundësin e pjesëmarrjes së pavarur në zgjedhje |
|
|
|
|
Monday, 30 August 2010 22:32 |
|
Deputeti i PDS Luigj Shkrli nuk e përjashtoi sot mundësinë që kjo parti dhe UDSH në zgjedhjet lokale në Ulqin me 17 tetor të dalin me lista të veçantë.
Të përkujtojmë se në zgjedhjet e 23 majit PDS dhe UDSH kanë marr pjesë në koalicionin për Ulqinin evropianë dhe fituan 14 mandate , ose 3 vende me pak të këshilltarëve se sa u nevojitej të formojnë pushtetin në këtë qytet.
|
|
|
Regjistrimi në Mal të Zi: sipas përkatësisë etnike, apo nacionale |
|
|
|
|
Saturday, 28 August 2010 21:16 |
|
Ligji mbi regjistrimin e popullsisë, i cili parashihet të realizohet vitin e ardhshëm, po shkakton kundërshtime të dukshme në radhët e partive politike, edhe pse më herët bashkërisht e kanë miratuar në Parlamentin malazias, njofton KosovaLive. Kjo vërehet konkretisht mes deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) në pozitë dhe kolegëve të tyre nga Partia Popullore Socialiste (PPS) në opozitë.
|
|
Nimanbegu: Kot zvarritet shkëmbimi i ambasadorëve Prishtinë-Podgoricë |
|
|
|
|
Saturday, 28 August 2010 21:12 |
|
Edhe pse po bëhen dy vjet që Podgorica e ka njohur Republikën e Kosovës, e në fillim të këtij viti u vendosën marrëdhëniet diplomatike, as sot e kësaj dite nuk janë emëruar as vendosur ambasadorët në Prishtinë, përkatësisht në Podgoricë. Deputeti dhe nënkryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu konsideron se Mali I Zi dhe Kosova do të duhej të shkëmbejnë ambasadorët deri në vjeshtë.
|
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 Next > End >>
|
|
Page 1 of 8 |