|
Mali i Zi: Vërtetim i pavarësisë së Kosovës |
|
|
|
|
Friday, 23 July 2010 05:57 |
|
Podgoricë, 22 korrik – Kryetari i Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të parlamentit të malit të Zi dhe funksionar i lartë i partisë në pushtet DPSD të Milo Gjukanoviqit, Miodrag Vukoviq tha sotse “me vendimin e GJND-së është vërtetuar pavarësua e Kosovës dhe në mënyrë juridike e politike është sugjeruar se ky qëndrim duhet maksimalisht të respektohet”.
Duke komentuar qëndrimi e gjykatës se është i befasuar me në qëndrim të tillë, sepse, “ai nuk lë vend për kurrfarë dileme”. “Ky është qëndrim i cili gati i ngjan aktvendimit gjyqësor dhe prej këtij momenti asgjë më nuk do të jetë e njëjtë. Është vërtetuar pavarësia e Kosovës, ndërsa juridikisht dhe politikisht është sugjeruar që ky fakt të respektohet maksimalisht”, tha Vukoviq, transmeton “Kurir” i Beogradit. Ai ka shtuar se qëndrimi i tillë i GJND-së nuk do të shpejtojë vendimin e Podgoricës për këmbimin e ambasadorëve me Prishtinën, pasi ai akt është i kushtëzuar me qëndrimin e autoriteteve malazeze për zgjidhjen e statusit të komunitetit malazez në Kosovë”.
Koha Net
|