Podgoricë, 22 korrik – Kryetari i Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të parlamentit të malit të Zi dhe funksionar i lartë i partisë në pushtet DPSD të Milo Gjukanoviqit, Miodrag Vukoviq tha sotse “me vendimin e GJND-së është vërtetuar pavarësua e Kosovës dhe në mënyrë juridike e politike është sugjeruar se ky qëndrim duhet maksimalisht të respektohet”. |
| Manifestimi gjithëpopullor "Në fillim të verës" 2010– Ditët e kulturës dhe të sportit të njohura tashmë si Festa e Verës në Krajë u mbajt për të tetëmbdhjetën herë |
|
|
|
| Wednesday, 21 July 2010 18:07 |
|
Të premtën e planifikuar si dita e dyte e manifestimit me finalen e liges se Krajes u shty per të shtunen. Dita e tretë e manifestimit, të shtunën me 17, ishte ditë sporti në Krajë. Me fillim ne oren 11:00ë ne molën e Hutajve në Skje u organizuan lojra sportive ne uje. Poashtu atë ditë u organizua ditë ekologjike me temë “Mbrojta e biodiversitetit të Liqenit të Shkodrës”. Gjatë mbrëmjes të së shtunës u luajt finalja e Ligës së Krajës në futboll të vogël. Ndeshja finale ajo ndërmjet Martqit dhe Arbneshit, nxori fitues ekipin e Martiqit i cili fitoi me rezultatin e thellë 5:0 (3-I.Kaca, A.Senika,J.Kaca) ekipin e Arbneshit. Manifestimi qendror, tashmë i njohur si manifestim gjithëpopullor u mbajt të martën më 20 korrik në terrenet e hapura sportive të shkollës "Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu" në Osros. Në këtë mbrëmje manifestuesit ishin të shumtë që kishin mbushur plot e përplot teren sportiv të kësaj shkolle nga Kraja, Ulqini, Ana e Malit, Tivari, Malesia, Shqipëria, Kosova etj. e që rall herë në Krajë është një numër aq i madh. Manifestimin e prezantoi Teuta Gjeçbritaj. Të gjithë të pranishmit i përshëndeti kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi-Dega e Krajës, z.Ali Gjeçbritaj. Në këtë mbrëmje festive manifestuesit e shumtë patën rastin e mirë që të kalojnë çaste të këndshme dhe të argëtohen deri në orët e vona të mbrëmjes nën tingujt e bukur të këngës popullore shqipe, interpretuar nga këngëtarë nga të gjitha viset shqiptare në Malin e Zi e diaspora.Ndër të tjerë kënduan Myzafer Koliqi, Adelina Corri, Sead Asllani si dhe këngëtari i madh lezhjan Gjeto Luca etj. Gjate kësaj mbrëmje u ndanë shpërblimet për lojtarin më t mirë të ligës së Krajës-Irfan Kaca, golëshënuesi më i mirë- Bledi Bardhi dhe portierin më të mirë-Jetmir Kovaçi. Poashtu u ndanë shpërblime për vendin e tretë që e fitoi Boboshti, vendi i dytë Arbneshi dhe i pari Martiqi. Dalja në majën e malit Rumija ashtu si tash pesë vite radhazi nuk u organizua për shkak të vendosjes së kishës së metaltë. Gjatë kësaj mbrëmje Ali Gjeçbritaj kryetarë i LD në MZ-Dega e Krajës kerkoi heqje e kishes pravosllave-serbe sa më shpejt nga maja e malit Rumija që shihet vetëm si një provokim anti shqiptarë. Ky manifestim ishte një kënaqësi e posaçme për mërgimtarët e shumtë, për arsyen e të cilëve edhe po organizohet festa e verës në Krajë viteve të fundit në korrik. Organizatori me këtë rast gostit manifestuesit me ushqime tradicionale autoktone si dhe me ata bashkëkohore. Sipas organizatorit sponsor kryesor të manifestimit të sivjemë ishin komuna e Tivarit, Lidhja Demokratike në Mal të Zi si dhe shumë donatorë të tjerë nga Kraja, Ulqini, Tivari. Si edhe të gjitha manifestimet e mëhershme edhe kësaj radhe organizator të manifestimit ishin Lidhja Demokratike në Mal të Zi-Dega e Krajës, gjegjësisht Forumi Rinor i degës dhe Bashkësia Vendore Ostros. /krajaonline/ |