S’ka probleme me kufirin! PDF Print E-mail
Tuesday, 10 August 2010 20:53

Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë kontekst pronësor për asnjë metër katror të tokës përgjatë kufirit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, të martën në një vizitë që i bëri Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës.

“Pjesën kufitare e kemi definuar edhe me ministrin e Malit të Zi Bogdanoviq. Policia kufitare patrullojnë nga të dy palët, nuk kemi problem me demarkacionin, nuk kemi problem as për një metër katror”, u shpreh ministri Rexhepi, duke shtuar se fermerët mund të shfrytëzojnë tokat e tyre matanë kufirit me Malin e Zi.

 
Investo 500 mijë euro, merr nënshtetësi malazeze PDF Print E-mail
Tuesday, 10 August 2010 09:39

Podgoricë, 10 gusht – Qeveria e Malit të Zi ka nisur programin “nënshtetësia ekonomike”, me të cilin fitojnë nënshtetësinë ata që investojnë në këtë vend.

“Si pjesë e procesit kualifikues për marrjen e nënshtetësisë malazeze, personat e interesuar duhet të investojnë minimum 500 mijë euro në Mal të Zi, prej të cilave një pjesë e mjeteve shkon direkt në buxhetin shtetëror”, ka njoftuar qeveria malazeze.

 
Në Ulqin u bë përurimi i librit shkencor të dr. sc. Selami Sylejmanit, ''Sëmundjet e gjirit'' PDF Print E-mail
Sunday, 08 August 2010 09:40

Mbrëmë, me 07.08.2010 në ambientet e qytetit të lashtë të Ulqinit, nën organizimin e Qendrës për Kulturë dhe Shtëpisë së shëndetit të Ulqinit, u mbajt përurimi i librit shkencor të dr. sc. Selami Sylejmanit, ''Sëmundjet e gjirit''. Në praninë e një numri te madh të të ftuarve mbrëmjen e hapi drejtoresha e bibliotekës të qytetit të Ulqinit, znj. Ardita Rama.

 
Në Ulqin rikthehet turizmi PDF Print E-mail
Sunday, 08 August 2010 20:18

Nga Hatixhe Nelaj

Këtë sezonë ulqinakët do ta mbajnë mend si një ndër sezonat më të sukseshme turistike në dekadën e fundit. Edhe optimizmit më të mëdhej nuk kanë paraparë që Ulqini të shëndrohet në vendin më të vizituar në bregdetin malazias.

Llogaritet që aktualisht në qytetin tonë janë duke pushuar mbi 130 mijë turistë,si të huaj,ashtu edhe vendas.

 
Një ditë e poezisë shqipe, në një anije, në Liqenin e Shasit PDF Print E-mail
Saturday, 07 August 2010 14:13

Një ditë e poezisë shqipe, në një anije, në Liqenin e Shasit ka tubuar të shtunën poetët, shkrimtarët, përkthyesit letrarë, publicistët, aktorët dhe botuesit e revistave në gjuhën shqipe në Malin e Zi.
Manifestimi “Dita e poezisë shqipe”, në organizim të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi (KNSHMZ) dhe organizatës joqeveritare “Harmonia”, në këtë lokalitet të njohur antik të bëhet tradicional.

 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Page 8 of 17